Selimi para nisjes në Hagë: S’do flas këtu, do të flas nga atje, sepse më shkon zëri më mirë

Para nisjes për në Hagë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit në katër vjetorin e vdekjes së tij.

Marketing

Bashkë me Selimin përveç bashkëpartiakëve të tij ishin edhe familjarët e Astrit Deharit.

Selimi nga aty nuk e komentoi aktakuzën e konfirmuar nga Specialja.

“Nuk do të flas këtu, do të flas nga atje, sepse më shkon zëri më mirë”, tha shkurtimisht Selimi.

Marketing