Ka filluar java kundër lajmeve të rreme. Aktivitetet kanë për qëllim të stimulojnë mendim kritik dhe ngritje të vetëdijes për dëmin që e shkaktojnë lajmet e rreme, manipulimet dhe dezinformatat në gjithë shoqërinë. Njohësit e këtyre çështjeve vlerësojnë se problemi më i madh qëndron tek portalet, ata kërkojnë nga kompetentet të ndërmarrin masa.

Tendenca për të qenë i pari në kapjen e informacioneve ekskluzive dhe informimin e publikut në kohë rekord, shpesh herë sjell prodhim të lajmeve të pavërteta.

Kryetari i Shoqates së Gazetatëve të Maqedonisë Naser Selmani fajin për përhapjen e lajmeve të rreme ia hudh qeverisë, e jo mediave.

Njohësit e këtyre çështjeve apelojnë që gazetarët të ruajnë kredibilitetin e tyre dhe të vrapojnë pas verifikimit të fakteve.

Ndërkaq, Instituti për Studime të Komunikimeve (ISK) deri më 18 nëntor do të organizojë një sërë trajnimesh, debate, onlajn teste dhe video e për herë të parë do të shënojë Javën kundër lajmeve të rreme. Aktivitetet kanë për qëllim të stimulojnë mendim kritik dhe ngritje të vetëdijes për dëmin që e shkaktojnë lajmet e rreme, manipulimet dhe dezinformatat në gjithë shoqërinë.

JAVA KUNDËR LAJMEVE TË REJSHME

Publiée par Klan Macedonia Television sur Lundi 12 novembre 2018