Selmani operohet me sukses, por do të mungojë deri në fund të sezonit

Mesfushori i ekipit të Renovës Jasir Selmani me sukses ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale (miniskusin dhe ligamentin e kryqëzuar të përparme në gjurin e këmbës së djathtë). Tani Selmanin e pret faza e rikuperimit. Sipas mjekëve të klubit e njëjta mund të zgjasë deri në 6 muaj, me çka Selmani do të mbetet jashtë fushave deri në përfundim të sezonit 2019/20. Sigurisht se ky nuk është lajm i mirë për trajnerin e skuadrës Bujar Islami, pasi ekipi i tij është në pozitën e parafundit dhe do të jetë një garë e vështirë për mbijetesë. Të përkujtojmë se në sezonin vjeshtë Selmani kishte 8 paraqitje për Renovën, ndërsa në asnjë për tyre nuk arriti të regjistrohet në listën e golashënuesve.

Marketing