Senatorët Johnson dhe Murphy sot në Beograd, bisedojnë me Vuçiqin

Dy senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy pas Kosovës do të vizitojnë Serbinë.

Marketing

Dy senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy do të mbërrijnë sot për vizitë në Beograd.

Ata do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e më pas do të zhvillojnë takim me anëtarët e grupit të miqësisë me SHBA-në, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Johnson dhe Murphy së fundmi kishin paralajmëruar vizitën e tyre në Kosovë dhe Serbi për të ofruar mbështetje për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Senatorët kanë përfunduar vizitën në Prishtinë ku kanë dhënë rekomandimet e tyre për vazhdimin dhe pritjet për suksesin e dialogut para udhëtimit për në Beograd.

Marketing