Senatori Xhonson takon sot kryeministrin Zaev dhe kryeparlamentarin Xhaferi

Senatori amerikan Ron Xhonson, i cili është bashkësponsor i rezolutës së Senatit për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës, sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup.

Marketing

Senatori amerikan Xhonson do të takojë kryeministrin Zoran Zaev si dhe kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi.

Ai në vend vjen në një periudhë të aktiviteteve diplomatike intensive para referendumit të ardhshëm, më 30 shtator.
Xhonson i cili është njëri ndër bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan Donald Tramp, i angazhuar për misione speciale. Njëherit, ai është kryesues me Nënkomitetin për Bashkëpunim Evropian dhe Rajonal për Siguri.

Rezoluta, ku bashkësponsor është Xhonson, jep mbështetje të qartë për marrëveshjen e Prespës, ku siç thuhet, hapet rruga për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe theksohet se me marrëveshjen afirmohet stabiliteti i rajonit në Evropën Juglindore, që është interes i rëndësishëm kombëtar i SHBA-së.

Me rezolutën dënohen përpjekjet e Qeverisë ruse që ta minojë Marrëveshjen e Prespës dhe mbështetet ndihma e SHBA-së deri te autoritetet në Shkup dhe Athinë që të përballen me ndikimin malinj rus.

Me dokumentin kërkohet nga Maqedonia që të vazhdojë me zbatimin e reformave të rëndësishme në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE, me theks të veçantë liria e shprehjes, përforcimi i sundimit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.

Gjithashtu inkurajohen institucionet relevante amerikane që t’i mbështesin kompanitë amerikane, që janë të interesuara të investojnë në Evropën Juglindore.

Marketing