Opinioni publik serb është tronditur nga krimi që ndodhi në fillim të këtij muaji në lagjen “Zvezdara” të Beogradit.

Pensionistja 70 vjeçare Stojanka Stojanoviç, ka qëlluar për vdekje një sipërmarrës ndërtimi dhe investitorin Zoran Trifunoviç në mes të rrugës.

Gruaja kishte mosmarrëveshje për tokën me Trifunoviç, i cili donte të ndërtonte një pallat 5 katesh.

Siç tha ajo, Trifunoviç kishte kërcënuar në mënyrë të përsëritur atë dhe gjithë familjen e saj. Një duzinë burrash erdhën në shtëpinë e saj duke shkatërruar gjithçka dhe rrahën anëtarët e familjes.

Djali i pensionistes tha se nëna e tij nuk ishte më në gjendje t’i rrezistonte presionit, duke vrarë investitorin.

Në videon e publikuar, shihet gruaja që nxjerr pistoletën nga çanta e saj dhe qëllon viktimën nga një distancë e afërt. Edhe pse ai bie në tokë, e moshuara e qëllon sërish edhe me dy plumba të tjerë, njëri në barkë dhe tjetri në kokë.

Investitori njihej për shkeljet e shumta të ligjeve në vend, si falsifikim i dokumenteve, grabitjeve, lëndimet trupore të personave të tjerë dhe një sërë veprash të tjera penale.