Serbi, konfirmohet rasti i parë i etheve të Nilit

Në Serbia në laborator është konfirmuar rasti i parë për sivjet i një personi të sëmurë nga Ethet e Nilit Perëndimor, sëmundje që bartin mushkonjat.
“Pacienti është një grua 84 vjeçare nga Beogradi e cila ka sëmundje kronike”, kumtoi Instituti për shëndet publik “Dr. Milan Jovanoviq Batut”.

Ethet e Nilit Perëndimor është një virus i cili bartet me pickim nga mushkonjat helmuese. Bartës është mushkonja “Culex pipiens”. Rezervuar kryesor i helmimit janë lloje të ndryshme të shpezëve, ndërsa njeriu është “nikoqir i verbër” i rastësishëm dhe infeksioni nga ai nuk bartet më tutje.

Numri më i madh i të infektuarve rreth 80 për qind nuk kanë kurrfarë simptoma, ndërsa tek personat tjerë të infektuar, simptomat përkujtojnë në grip. Vetëm tek më pak se një për qind të infektuar me Ethet e Nilit Perëndimor mund të vijë deri në komplikime të rënda meningitis dhe encefalitis.

Mjekët për uljen e rrezikut nga infektimi këshillojnë përdorim të rregullt të repelentëve gjatë qëndrimit jashtë, veshje me mëngë të gjata, të shmanget qëndrimi në natyrë nga errësira deri në agim, periudha kur mushkonjat janë më aktive dhe të shfrytëzohet rrjetë mbrojtëse në dritare dhe dyer.