Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se krerët e vendit të tij i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe kontingjentit ushtarak të KFOR-it, nën administratën e NATO-s, të ndalojë autoritetet kosovare në formimin e ushtrisë.

Ai në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti ka deklaruar se Ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan.

Kujtojmë se të premten më 14 dhjetor do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.