Serbia blen nga Kina fluturake pa pilotë

Ushtria e Serbisë vazhdon armatimin. Pas migëve 29 të Rusisë, Serbia ka vendosur të pajiset me fluturake kineze pa pilotë por të armatosura, transmeton Koha.net.

Marketing

Kështu ka bërë sot me dije kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi para nisjes për një vizitë zyrtare në Kinë, përcjell “blic” i Beogradit.

“Mund të lavdërohem se për herë të parë nga Kina do të blihen fluturake të armatosura e pa pilot për ushtrinë tonë”, ka thënë ai.

Duke folur për rëndësinë e kësaj vizite, Vuçiqi ka përmendur se për herë të pestë do të takohet me kryetarin kinez Xi Jinping.

Në vazhdim ai ka theksuar se gjatë vizitës poret nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja ekonomike.

Marketing