Serbia në heshtje parazgjedhore

Heshtja parazgjedhore, në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi filloi në mesnatë dhe do të zgjasë deri në mbylljen e vendvotimeve, të dielën, 21 qershor, në orën 20:00.

Marketing

Heshtja zgjedhore nënkupton se listat e kandidatëve nuk do të mund të reklamohen në mediume e as të organizojnë mitingje parazgjedhore, por rrjetet sociale nuk iu janë nënshtruar këtyre kufizimeve, ku partitë mund t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre zgjedhore pa pengesa.

Gjithsej 6.583.665 qytetarë të Serbisë kanë të drejtë të votës në zgjedhjet parlamentare dhe do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në 8.385 vendvotime. Zgjedhjet do t’i ndjekin 3.341 vëzhgues vendorë dhe 111 vëzhgues të huaj.

Në zgjedhjet parlamentare do të marrin pjesë 21 lista zgjedhore.