Serbia nga 20 dhjetori vendos test negativ PCR për hyrje për shtetasit e huaj

epa08490559 Police officer takes documents for validation at the border crossing Tabanovce near Kumanovo, North Macedonia, 17 June 2020. North Macedonia?s Government has decided to open all border crossings starting on 17 June 2020. Passengers can cross the borders with condition to show a valid negative PCR test and go in 14 day mandatory self-isolation. Foreigners transiting the country for a period of maximum 5 hours can use all border crossings. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last three weeks, which is a big number for the small Balkan country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nga 20 dhjetori, shtetasve të huaj do t’u duhet një test negativ PCR për të hyrë në Serbi, ndërsa qytetarëve serbë do t’u nevojitet ose test negativ ose do të dërgohen në karantinë 10-ditore, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Marketing

“Kemi vendosur që të gjitha masat kufizuese që kanë qenë në fuqi deri më tani do të jenë në fuqi deri të premten, 18 dhjetor, pas së cilës do të takohemi përsëri dhe do të shohim nëse do të vendosim ndonjë masë shtesë ose do t’i ndryshojmë ato ekzistuese”, deklaroi Ministrja e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale dhe anëtare e Shtabit të Krizave, Darija Kisiq Tepavçeviq, pas seancës.

Siç theksoi ajo, masat e deritanishme kanë pasur efekte, megjithëse numrat janë në vlera shumë të larta, por tani shohim rënie të rasteve të reja dhe përqindje të pozitivitetit. Ajo i përsëriti masat – ndalesë për punë të të gjitha objekteve nga ora 17:00, që nuk vlen për objektet e ushqimit, farmacitë dhe pompat.

Për qytetarët serbë që hyjnë në vend, nëse nuk kanë test negativ PCR, do të jenë të detyruar të jenë në izolim shtëpiak për 10 ditë, i cili mund të ndërpritet nëse në ndërkohë bëhet test negativ PCR.