Serbia sanksione shqiptarëve të Luginës së Preshevës për shkak të flamurit më 28 nëntor

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc, Ragmi Mustafa tha se ai pret që për shkak të vendosjes së një flamuri shqiptar në ndërtesën e NSA-së – pra këtij Këshilli, ndodhur kjo më 28 nëntor, me rastin e Ditës së Flamurit, të marrë një dënim për kundërvajtje, i cili sipas ligjit të ri arrin në deri 100.000 dinarë (rreth 840 euro). Mustafa tha se ligji i ri parashikon “dënim drakonian” për simbolet kombëtare.

Marketing

Megjithatë, ai tha se Këshilli Kombëtar i shqiptarëve nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim, sepse siç tha ai, flamuri për të cilin pret të ndëshkohet dallon nga ai i Republikës së Shqipërisë, e që sipas ligjit, lejohet që të përdoren lirshëm në të gjitha situatat.

“Si është e mundur që hotele apo institucione të tjera të vendosen flamuj të shumë vendeve? Vërtet hoteli nuk është një institucion publik, por ne jemi një institucion, që së bashku me të gjitha autoritetet publike duhet të luftojmë për të drejtat e bashkësisë shqiptare”, vuri në dukje Mustafa.

Ai theksoi se “Kushtetuta dhe ligji garanton të drejtën e pakicave kombëtare për të ruajtur identitetin e tyre.” Ai tha se “çështja e përdorimit të flamurit shqiptar duhet të zgjidhet me qetësi dhe se “një zgjidhje mund të arrihet me dialog dhe jo sanksione.”