Serbia shtrëngon masat kundër virusit korona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se të gjitha vendkalimet kufitare në Serbi – rrugore dhe hekurudhore, do të mbyllen në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

Marketing

Masa hyn në fuqi të premten në 8 pasdite.

Të enjten, i gjithë trafiku tregta ajror u pezullua.

“Ne presim një rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim”, tha presidenti, duke shtuar se Klinika e Sëmundjeve Infektive në Beograd është pothuajse e mbushur me pacientë.

Deri më tani dy të infektuar janë lëshuar nga spitali, dhe tre të tjerë pritet të lëshohen të premten.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi ka arritur në 103 persona.

Vuçiç tha se në vendet e tjera, pasi kaloi numrin e 100 pacientëve, filloi rritja më e shpejtë e numrit të të infektuarve.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në fund të dhjetorit 2019 në qytetin kinez Vuhan, 159 vende dhe territore në të gjithë botën kanë raportuar raste të COVID-19.

Më shumë se 222,000 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me këtë virus.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar raste, dhe qeveritë po vendosin masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Marketing