Serbia siguron 8 milionë doza të vaksinave anti-covid

Serbia ka siguruar edhe 8 milionë doza të vaksinave anti-COVID. Mësohet se Serbia ka arritur marrëveshje me disa prodhues vaksinash përfshirë kompaninë kineze.

Marketing

Sipas të dhënave, me këto sasi vaksinash mund të imunizohen 4 milionë qytetarë.

Njoftimi erdhi nga kryeministrja, Ana Brnabic. Deri më tani, Serbia ka vaksinuar më shumë se 9300 persona, personel shëndetësor dhe të moshuar, të cilët ishin në grupin e më të rriskuarve nga Covid-19.

Ky shtet do të ngrejë qendra të shumta vaksinimi në kryeqytetin Beograd dhe synon që të imunizojë plotësisht popullatën deri në qershor. Qytetarët do të mund të prenotojnë online një orar për vaksinimin duke nisur nga sot.

Brnabic tha gjithashtu se Serbia ka marrë licencën e eksportit të vaksinave ndaj koronavirusit nga Kina. Deri në fund të janarit, Serbia do të importojë një total prej 2 milionë dozash. Vaksinimi në këtë shtet është falas dhe jo i detyrueshëm.

Marketing