Serbia vijon fushatën kundër njohjes së Kosovës

Pavarsisht se qeveria e Albin Kurtit, vendosi heqjen e pjesshme të tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia, kjo e fundit vijon me fushatën kundër njohjes së Kosovës, duke injoruar kështu edhe thirrjet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për të frenuar diçka të tillë.

Marketing

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç pretendon se Sierra Leone, ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës duke u bërë shteti i 18 që vepron në këtë mënyrë.

“Me kënaqësi të veçantë po ju tregoj këtë deklaratë të Ministrisë së Jashtme që njofton se Sierra Leone po tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe do të respektojë rezultatin e dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara”, tha, shefi i diplomacisë serbe.

Sipas tij tashmë vetëm 92 shtete mbështesin pavarësinë, ndërsa 96 janë kundër dhe 5 vende të tjera nuk kanë një qëndrim të qartë, por nuk do të votojnë për Kosovën.

Në krahun tjetër, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se do të rishqyrtojë vendimin e tij për heqjen e tarifave pasi nuk mund të lejojë që vullneti i mirë i Kosovës të nëpërkëmbet. Kurti iu bëri thirrje autoriteteve shtetërore serbe dhe faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masat për të ndalur politikën armiqësore serbe ndaj Kosovës.