Serie A vijon me rregullat e pandemisë, me pesë zëvendësime edhe sezonin e ri

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina konfirmon se ‘do të ketë pesë zëvendësime’ edhe në sezonin 2020/21 në Serie A.

Marketing

Vendimi i emergjencës u prezantua për të parandaluar dëmtimet dhe lodhjen në periudhën e bllokimit pas COVID, kur ndeshjet luheshin në nxehtësinë e verës çdo tre ditë.

FIFA dha lejen që rregulli të vazhdojë për fushatën 2020/21, për shkak të rrethanave të pazakonta që vazhdojnë të ndikojnë në futboll.

“Lega Serie A ka kërkuar aplikimin e pesë zëvendësimeve gjatë sezonit 2020/21,” shpjegoi Gravina në një konferencë shtypi, shoqëruar nga Presidenti i FIFA Gianni Infantino.

“Prandaj mund të them sot që do të ketë pesë zëvendësime që nga fillimi i sezonit”.

Deri më tani, vetëm Premierliga në Angli ka hedhur poshtë mundësinë për të përdorur rregullin e pesë zëvendësimeve.

Marketing