Sërish i pakënaqur! Labi nuk i ndahet virusit dhe qeverisë

Labinot Tahiri, ka shprehur pakënaqësitë e tij për idenë e ndërtimit të një spitali për të prekurit nga pandemia COVID-19.

Marketing

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka kritikuar Qeverinë për këtë çështje, duke shkruar se aktualisht në vend nuk ka ndonjë spital për trajtimin e sëmundjes së kancerit, e që sipas tij, qytetarët e Kosovës po detyrohen që shërbimet e tyre t’i kryejnë jashtë vendit.

Postimi i plotë i tij:

Kryeministër shêrim të shpejtë!

E di bre Kryeministër se ti dhe vartesit e tu e doni popullatën shumë, sa që tani jeni ka doni me ndertua një spital për Covid 19, ndërsa ata që vdesin pa trajtim të kancerit në vendin tonë dhe ku paratë i dergojnë nëpër Turqi, Franc, e Itali ska lidhje pêr ju apo jo?

20 vite pas luftës, qytetari nuk mund të sherohet nga kanceri në vendin e tij se nuk is keni bërë spitalin adekuat , ku as një qeveri me afat të gjatë në pushtet nuk është marrë me këtë punë, e ju për pak muaj doni të ndertoni një spital për këtë Virus!!!

Vërtet jeni heronjë!

Ani faleminderit, ishalla më kurrë semundje tjetêr nuk ka ky popull se krejt experimentet janë bërë mbi ne.

Shikoni se çfarë distance keni bêrë me ekipën tuaj, ndësa për këto distanca denohet qytetari edhe më i lodhur në vendin tonë nga 500€ , po ashtu edhe mbi 50.000 mijë persona mbetën pa punë, madje as pjesën tjetër që ju takon nuk e keni kryer akoma!

Behet mirë Zoti kryeministër, se sa kemi popull që flen edhe pasi Alarmi i bie me u zgjua dhe nuk reagojnë atëherë mund të vazhdoni si të doni!

Më falni të dashur qytetarë se e di që e teproj apo, ama sytë janë pêr me pa.

Labi-FKSH

Marketing