Sërish reagon ish kryeministri, Nikolla Gruevski

Ish kryeministri Nikolla Gruevski sërish ka reaguar në profilin e tij në “Facebook”.

Marketing

Ka vlerësuar, se qëllimi kryesor i bastisjes në shtëpinë e tij dje, ka qenë shpërqendrimi i publikut nga problemet reale, ndërkaq ka hedhur poshtë si të pavërteta informacionet se në shtëpinë e tij janë gjetur armë pa leje.

“Lajmi më i ri i rrejshëm është ai se kanë gjetur armë pa leje. Është i pasaktë. Katër armët e mija janë me leje të dhënë nga MPB-ja dhe në vendin ku kanë mundur t’i gjejnë, ka qenë edhe leja për to. Ajo leje ka vlejtur në momentin kur unë kam ikur nga Maqedonia, ku unë kam kërkuar azil politik për shkak të përndjekjes politike nga pushteti. Më vonë, pas largimit tim, leja e përdorimit ka skaduar, por unë nuk jam në Maqedoni dhe nuk kam mundësi që të kërkoj vazhdimin e lejes së armës. Arma bashkë me lejen dhe municionin me dokumente e bleres, para se gjithash që mos të bien në kontakt të fëmijëve, janë vendosur në një kasafortë të mbyllur, që është shfrytëzuar vetëm për të, kështu që askush tjetër nuk mund të kishte qasje në të”, tha Gruevski në shkrimin e tij, transmeton TV21.

Ai ka komentuar edhe informacionet se janë gjetur piktura në shtëpinë e tij, thotë se i ka blerë nga artistë vendas me çmime të ulëta, ndërkaq shumicën prej tyre i ka edhe dhurata në dasmën e tij.

Marketing