Sërish rritje e të infektuarve të rinj me Kovid-19, Tetova vatër e re

Numri i të infektuarve të rinj në shtet sërish është në rritje. Dje janë regjistruar 36 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i epidemisë deri më tani ësht 1.622 ndërsa janë edhe 419 raste aktive. Me rastet e publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, 12 raste të reja në Tetovë dhe numër i përgjithshëm prej 108 të diagnostifikuarve dhe 52 raste aktive, ky qytet është vatra e re e koronavirusit.

Marketing

Numër më të madh të të diagnostikuarve ka në Shkup – 538 dhe 131 raste aktive, ndërsa më pas pasojnë Kumanova – 408 dhe 63 raste aktive, Prilepi – 173 dhe 65 raste aktive dhe Velesi – 107 dhe 51 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar në shtet është 1.112, i të vdekurve është 91. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 18.821 testime t Kovid-19.

Rastet e reja pozitive me Kovid-19 në rajonin e Tetovës dje ishin shkak për koordinimin urgjent të përfaqësuesve të Qeverisë dhe institucioneve shëndetësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si koordintator kryesor i shtabeve të krizës të njësiteve të vetëqeverisjes lokale për mbrojtje nga Kovid 19 theksoi se janë 11 të sapoinfektuar dhe katër persona të cilët për herë të dytë janë pozitivë në test.

“Në përgjithësi folëm se situata është nën kontroll mirëpo ka disa dobësi në disa pika të zinxhirit të kujdesit, duke filluar një herë nga nevoja për kujdes më të madh nga qytetarët në respektimin dhe mënyrën e mbajtjes së mjeteve mbrojtëse, në ruajtjen e distancës fizike dhe higjienës personale, por gjithashtu edhe në komunikimin me mjekët amë, rolin e mjekëve amë në identifikimin e hershëm, rolin e ndihmës së shpejtë, dhe pastaj të gjitha aspekteve të tjera për të cilat sot bëmë një plan të ri, të cilin do ta prezantojmë në Shtabin Qendror. Unë mendoj që tani është koha kur duhet një kujdes edhe më i madh nga njerëzit, për shkak se fakti që po kthehet pandeMEDIAL gjithandej në vend dhe në bazë të gjitha parametrave, mund rrejshëm të na jep një vetëbesim, i cili pastaj mund të na rikthen në një situatë të re”, theksoi Osmani.

Prandaj, shtoi ai, në kushte të këtilla, në kushte kur kemi një situatë në Tetovë të kemi brenda një dite 11 raste, të reja kjo kërkon që qytetarët edhe një herë të jenë të vëmendshëm në implementimin e të gjitha rekomandimeve individuale që i kanë, por edhe ne, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që sistemi të jetë funksional për t’i identifikuar të gjitha klasterët dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për t’i shëruar ata.

Osmani për spitalin e Tetovës tha se spitali i kishte të gjitha kushtet e nevojshme që eventualisht të trajtojë gjithçka që është e nevojshme. “Qendra për Shëndet Publik po bën punën e vetë, ndërsa ne do të duhet të vazhdojmë të jemi të koordinuar me qëllim që ta parandalojmë më të keqen”, tha ai.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani porositi se edhe pse ka numër më të madh të personave të infektuar në rajonin e Tetovës, nuk ka vend për panik për shkak të incidencës së ulët.

“Lidhur me qytetet e tjera incidenca është më e madhe në Kumanovë me 281 dhe Dibër 183 pastaj pason Velesi dhe Prilepi. Mbi 50 e kemi incidencën në Shkup, Strugë, Shtip dhe Koçan. Në Tetovë akoma nuk është me incidencë të lartë që është informacion i mirë. Lakorja po shkon paralelisht dhe në mënyrë lineare në Tetovë”, tha Arsllani.

Sërish rritje e të infektuarve të rinj me Kovid-19, Tetova vatër e re

Osmani gjatë vizitës së tij në Tetovë tha se me udhëheqësinë e Bashkësisë Fetare Islame kanë biseduar për zbatimin e masave për mbrojtjen e besimtarëve pas vendimit për hapjen e xhamive për lutje nga 12 maji.

“Ata e kanë marrë vendimin bazuar në numrat e rinj në rënie dhe për shkak të faktit se disa vende të rajonit dhe më gjerë në botë marrin vendime për hapjen e objekteve fetare. Biseduam dje për përgatitjen e një sërë masash që duhen zbatuar. Ata janë të gatshëm për të gjitha masat që do të na i japim në drejtim të ruajtjes së një distancë të mjaftueshme dhe masave të caktuara për mbrojtje personale, besimtarët t’i respektojnë kur kryejnë ritet fetare”, tha Osmani.

Në pyetjen nëse shteti mund të sjellë vendim ta ndalojë përdorimin e objekteve fetare siç bëri me objektet e hotelierisë dhe turizmit, Osmani tha se kushtetuta nuk e lejon atë. “Ne kemi vendim të përgjithshëm për të parandaluar tubimet dhe grupimet, një dekret me fuqi juridike por nuk kemi asnjë të drejtë kushtetuese të ndërhyjmë në vendimet e bashkësive fetare”, tha zëvendëskryeministri Osmani.

Sërish rritje e të infektuarve të rinj me Kovid-19, Tetova vatër e re

Kryeministri Oliver SPasovski apeloi që Bashkësia Fetare Islame ta analizojë vendimin për hapjen e objekteve fetare, ndërsa gjithashtu edhe KOM të sillet më me seriozitet.

“Lidhur me hapjen e xhamive, gjegjësisht sjelljen e vendimit të BFI-së unë e thashë qëndrimin tim për të gjitha bashkësitë fetare se ato duhet t’i respektojnë vendimet që i sjellë Qeveria dhe nuk ka organizim qoftë fetar, politik, qoftë të ndonjë individi që nuk duhet t’i respektojë masat. Për shkak se këto vendime nuk janë me karakter politik, këto janë vendime që do të thonë mbrojtje e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Bëj apel që ta rianalizojnë vendimin e tyre në pjesën e hapjes së objekteve fetare, megjithatë gjithashtu i them edhe KOM-it që të sillet me seriozitet për arsye se ka bërë një sërë shkeljesh gjatë periudhës së kaluar”, deklaroi Oliver Spasovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.