Sërish shifra të larta të të infektuarve me Kovid-19, Filipçe kërkon miratim urgjent të ndryshimeve kushtetuese

Ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se dje janë regjistruar 561 raste të reja me KOVID-19, ndërsa janë bërë 1901 testime. Rastet janë regjistruar në Shkup-271, Kumanovë-29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Veles-20, Strumicë-32…

Marketing

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 197 pacientë të shëruar.

Për fat të keq në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i personave të cilët e kanë humbur jetën nga koronavirusi, edhe atë 22.

Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai ka thënë se është shënuar edhe rekord prej 30 për qind të rasteve pozitive nga të testuarit ndërsa 600 persona janë të shtruar në spitale.

“Gjendja me virusin është jashtëzakonisht serioze dhe kritike, presioni mbi spitalet dhe kuadrin mjekësor është shumë i madh. Vala e vjeshtës është e ashpër në Evropë dhe Botë, askush nuk është i përjashtuar. Lus që të kuptohet seriozisht se prej çdonjërit nga ne varet se si do ta tejkalojmë këtë valë. Pres që me urgjencë dhe procedurë të shkurtuar të miratohen gjitha masat dhe ndryshimet ligjore. Bëj thirrje për përgjegjësi maksimale nga çdo individ dhe respektim të masave për mbrojtje”, ka shkruar Filipçe në fejsbuk.

Marketing