Sërish Strateg Turk Për Postin E Trajnerit Te FC Shkupi!

FC Shkupi i dashuruar pas trajnerëve turq. Pas largimit të Umit Karan, në krye të skuadrës nga Çairi, sipas asaj që raporton “sportmedia.mk”, mund të vijë sërish një tjetër strateg nga Turqia. Bëhet fjalë për Hasan Ozer, i cili nuk është se ka edhe ndonjë karrierë të bujshme si trajner.

Marketing

Ai gjatë karrierës së tij ka drejtuar vetëm ekipin boshnjak të Çelik nga Zenica, edhe atë në vetëm 6 ndeshje.

Ndryshe së fundmi ai kishte luajtur rolin e asistentit te Jeni Malatyaspor, ndërsa këtë post e kishte ushtruar edhe te skuadrat, si: Manisaspor, Gaziantepspor, Bursaspor, Rizespor dhe Kajzerispor.

Përveç Hasan Ozer, gjithnjë sipas “sportmedia.mk”, në garë për postin e trajnerit te FC Shkupi, është edhe Mladen Zhizhoviq, i cili së fundmi ishte pjesë e Zrinjski Mostar, ndërsa më parë për dy vite e gjysmë kishte udhëhequr edhe skuadrën e Radnik Bijelinja.