Server: Gjuha nuk mund të jetë kusht për fillimin e negociata për anëtarësim në BE

Eksperti politikan amerikan Daniell Server, deklaroi se qëndrimi i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, (ASHB) se gjuha maqedonase nuk ekziston nuk duhet të merret seriozisht, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë kusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Marketing

Server është profesor në Universitetin e Uashingtonit, për studime Progresive ndërkombëtare “Xhon Hopkins”, dhe njohës i mirë i çështjeve në Ballkan.

“Dhe çka”, u përgjigj ai në kërkesën e MEDIAL-s, për të komentuar qëndrimin e ASHB-së, se gjuha maqedonase është “normë e shkruar rajonale”, e gjuhës bullgare.

“Britanikët asnjëherë zyrtarisht nuk e kanë njohur gjuhën amerikano-angleze. Dhe çka me këtë. Gjuha ende ekziston. Unë çdo herë i kyçi titrat në programet televizive nga Britania e Madhe”, deklaroi ai.

Ai shtoi se popujt e Ballkanit, duhet të vazhdojnë të jetojnë me këtë.

“Nëse ekziston ndonjë polemikë, ata duhet të zgjidhen para anëtarësimit, dhe jo para fillimit të negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut me BE-në”, deklaroi Server.

Në pyetjen e MEDIAL-s, si e komentoni vendimin që Çmimi Nobël për letërsi t’i ndahet Peter Handke, shkrimtarit austriak i cili e ka glorifikuar jetën dhe veprën e Sllobodan Millosheviqit dhe mospranimin e masakrës së Srebrenicës, ai tha se Komiteti i Nobelit, i ka turpëruar qëllimet e themeluesit të saj.

“Çfardo qofshin krijimet letrare të Handkes, për të cilat nuk jam kompetent të flas, atij nuk duhet t’i ndahej çmim. Edhe Hitleri krijonte dokumentare mirë të përpunuara, si ‘Triumfi i vullnetit’, dhe a duhet atij t’i jepet Oskar?”, pyeti në mënyrë retorike Server.

Marketing