Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të forcojnë partneritetin me Ballkanin në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar. Këtë e tha prokurori i përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions.

Në një takim të zhvilluar në Zagreb, me zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ai tha se bashkëpunimi ka prodhuar tashmë rezultate të mira, por nevojiten më shumë përpjekje.

“Ne përballemi me një kërcënim serioz nga terrorizmi, trafikantët e drogës dhe njerëzve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kriminelët e zgjuar përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre, nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë Jeff Sessions.

Assosiated Press, që përcjell lajmin, thekson se rajoni i Ballkanit u shkatërrua nga një seri luftrash në vitet 90, të cilat siç thotë, përmbysën sistemin e sigurisë së ish Jugosllavisë dhe favorizuan lulëzimin e krimit të organizuar. Sipas medias, tensionet janë ende të pranishme në rajonin që shërben si portë drejt Europës Perëndimore.

Artikulli paraprakKryeparlamentari Veseli sot viziton Shqipërinë
Artikulli tjetërKëto produkte të kozmetikës duhet ruajtur në frigoifer