Në Seul të Koresë së Jugut është mbajtur Festivali ndërkombëtar i fishekzjarrëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Fesivali mbahet çdo vit në javën e parë të tetorit.

Festivali i 16-të sivjet u mbajt në parkun Yeouido, ku morën pjesë ekipe nga Spanja, Kanadaja dhe Koreja e Jugut.

Nga platforma, e ngritur mbi lumin Han u shkrepën rreth 100 mijë fishekzjarrë. Spektaklin madhështor në qiell e ndoqën rreth 700 mijë njerëz. Po ashtu janë ndërmarrë edhe masa të shtuara sigurie ndërsa në afërsi të parkut janë mbyllur të gjitha rrugët.

Festivali ndërkombëtar në Seul mbahet që nga viti 2000.