Sevilja fiton derbin/ Mposht Real Betis 2-0 dhe ngjitet në vendin e tretë

Mbrëmja e të enjtes shënoi rifillimin e kampionatit spanjoll, La Liga, me derbin Sevilja-Real Betis. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga vëndasit me raste të shumta por në fund me një fitore të pastër në shifrat 2-0.Pjesa e parë e lojës nisi me shumë ritëm . Ishte Lucas Ocampus ai që provoi i pari në portën kundërshtare por portjeri miqve ndali gjithcka. Nga ana tjetër provuan të reagonin me Sergio Canales, Ky i fundit kërkoi të befasojë me një goditje jashtë zone por jo e saktë dhe topi përfundoi  jashtë.

Marketing

Përpjekjet e Seviljes për të kaluar në avantazh u  finalizuan  në pjesën e dytë të takimit  falë penalltisë së kthyer në gol nga Lucas Ocampus. 6 minuta më vonë, pas një krosi në zonë, Fernando goditi topin me kokë dhe dyfishoi shifrat e ndeshjes.Edhe pse rastet ishin të shumta sidomos nga vendasit, rezultatit nuk ndryshoi.

Me këtë fitore Sevilja shkon në vendin e tretë në renditje me 50 pikë dhe konfirmohet si një kandidate e denjë për Champions sezonin e ardhshem.