Sevilla dhe Inter kërkojnë lavdinë në Ligën e Evropës

Sezoni 2019/2020 i Ligës së Evropës po sheh fundit.

Marketing

Një sezon i tej zgjatur dhe i paparashikueshëm shkaku i përhapjes së COVID-19 në Evropë.

Sot, me fillim nga ora 21:00, Sevilla dhe Inter përballën në Koln të Gjermanisë, në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Sevilla, njihet si skuadër që e ka të preferuar këtë kompeticion, ndërsa Inter nuk e ka fituar që nga viti i largët, 1998.

Por, historikisht, Sevilla dhe Inter, janë skuadrat më të suksesshme në këtë garë, me Sevillan që e ka fituar plot pesë herë, ndërsa me skuadrën e Antonio Conte, që ka triumfuar tri herë në këtë garë.