Ministri Ademi: Sfida me Covid-19 mbaroi, përfundimisht!

Ministri i arsimit Arbër Ademi pas shërimit të plotë nga virusi Covid-19 nesër i kthehet aktiviteteve.

Marketing

Ai përmes një postimi në facebook njoftoi se ka përfunduar sfidën me Covid-19 dhe apelon që edhe më tej të respektohen masat mbrojtëse.

“Sfida me Covid-19 mbaroi, përfundimisht!

Pas dy testimeve të njëpasnjëshme ku rezultova negativ, prej nesër i kthehem aktiviteteve dhe shumë punëve që na presin.

Ju porosis të keni kujdes, të mbani maska dhe distancën.

Faleminderit nga zemra për kujdesin që keni treguar, me ju e kisha shumë më të lehtë!”, ka shkruar ministri Ademi në facebook.

Marketing