Sh.F.K. “Alija Avdoviq” -Batincë, fiton grant nga ambasada e Japonisë

Nën organizim të ambasadës së Japonisë në vend,dje u bë nënshkrimi i kontratës për financim të rinovimit të objektit të Sh.F.K. “Alija Avdoviq” f.Batincë (dyer dhe dritare të reja), me grant nga ambasada e Japonisë.
Kontrata u nënshkrua nga ana e ambasadores së Japonisë në vend ekselenca e saj Haneda Keiko dhe drejtori i Sh.F.K. “Alija Avdoviq” f.Batincë z.Qenan Imeri, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiku.
Pas nënshkrimit të kontratave, një delegacion i Komunës së Studeniçanit në krye me kryetarin e komunës ishin të pranishëm në ceremoninë me rastin e ditës kombëtare të Japonisë.

Marketing