SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”,shpall konkurs për 280 puntorë

SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” ka shpallur konkurs për punësimin e 280 punëtorëve nëpër filialet e saj në gjithë territorin e shtetit.
Sipas këtij konkursi, kërkohen shpërndarës të postës me të paktën arsim të mesëm të kryer, me ose pa përvojë pune dhe me rrogë neto prej më pak se 18 mijë denarëve.

Marketing

Në konkursin e shpallur ditën e Hënë, thuhet se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet varësisht prej numrit të konkurentëve.
Nëse në konkurs ka mbi 200 kandidatë, atëherë përzgjedhja mund të zgjasë deri në 90 ditë. E nëse është mbi 500 mund të shkojë deri në 120 ditë.