Shaban Sinani: Ju tregoj njohjen time me Ali Ahmetin

Shaban Sinani sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave Tiranë rrëfen gjëra të rralla për aktivitetin e madh të Ali Ahmetit që nga viti 1990 mbi lëvizjet dhe formimin e ushtrisë bashkë me një grup patriotësh përfshirë edhe Fazli Veliun informon TetovaSot.

Marketing

Ky është rrëfimi i plotë i z.Sinani:
Ka qenë fundi i vitit 1990 ose fillimi i vitit 1991. Në atë kohë unë punoja si ndihmës i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ramiz Alija dhe ka qenë koha kur për herë të parë një grup veprimtarësh të Lëvizjes për Republikën e Kosovës kërkuan një takim në zyrën e Presidentit dhe pastaj ka ardhur viti 1993 kur në shtëpinë time është bërë një mbledhje e një pjesë të kryesisë së LPK së dega jashtë vendit.Ishte një mbledhje natyrisht sekrete aq sekrete sa që as familja nuk mund të qëndronin në shtëpinë time,nuk do gatuhej asgjë sepse do gatuanin vetë njerëzit që erdhën.Në krye të grupit ishte daja Fazli Veliu, atëherë ka qenë njohja ime e parë drejtëpërdrejtë me Abazin(Ali Ahmetin).

Herë pas here Abazi nuk fliste por këndonte një këngë të cilën unë do mundohem t’a këndoj tani. Dy vargje, vetëm dy vargjet e pata”:”Po pyet bota për Shqipërinë sa të madhe e ka ushtrinë”.Dhe unë për herën e parë kur e dëgjova thashë po njeriu në një mjedis miqësh këndon.Mirëpo ai e përsëriti disa herë këtë këngë dhe në një moment unë e kuptova që kjo është në pyetje.

Dhe i thashë Abas ,Shqipëria ka një ushtri ,ka trashëguar një ushtri shumë të fuqishme dhe për më tepër ka depo armatimi për të përballuar çdo luftë.

Ai filloi të qeshte,në fakt ishte një pyetje nuk ishte një këngë.
Unë atë natë kam mësuar shumë..Kam mësuar shumë sepse u fol me terma të rezistencës,nuk flitej me terma me deklarata patriotike.Flitej për një kalendar veprimesh që do ndodhnin në të ardhmen.Dhe nuk ishte fjala për një të ardhme të largët sepse në 1994 ndodhi aksioni përurues i themelimit të UÇK së.

Marketing