Gjatë ditës së sotme, delegacioni nga Republika e Kosovës i përbërë nga përfaqësues të ndërmarrjeve regjionale për pastrim “Pastrimi”-Prishtinë dhe “Eko Regjioni”-Prizren nga Republika e Kosovës si dhe shoqata për pastërti dhe ambient të Kosovës “Pamkos”,realizuan vizitë pune në NP ,,Higjiena Komunale’’- Shkup.

Në këtë takim mysafirët nga Republika e Kosovës kishin mundësinë të vizitojnë sektorin e shërbimeve për punë teknike operative me lokacion në auto-bazën e Ndërmarrjes , si dhe qendrat për selektim të mbeturinave në Karposh dhe Vardarishte ku u njohën nga afër me proceset e punës në segmentin e grumbullimit, transportit dhe selektimit të mbeturinave.

Drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani dhe drejtori i KRM “Pastrimi”-Prishtinë, Femi Salihu, diskutuan mundësitë për bashkëpunim rajonal dhe theksuan nevojën për shkëmbim sa më të shpeshtë të përvojave në qëllim të përmirësimit të cilësisë së punës dhe funksionimit të kompanive.