Shabani : Ilaçi ‘Ivermektin’ arriti në RMV, prej nesër nëpër farmacitë e vendit (Video)

Ilaçi ‘Ivermektin’ i cili jep shpresë të madhe në shërimin e të sëmurëve me Kovid 19 , arriti në RMV. Prej nesër do të jetë i disponueshëm në barnatoret e vendit.Çmimi do të jetë rreth 300 denarë , por i njejti to të merret vetëm me recetë nga mjeku.

Marketing

Drejtori i Agjensisë për barna  Lirim SHabani thotë se doza dhe indikacionet janë të ndryshme te çdo pacientë, dhe për këtë shkak qytetarët nuk duhet ta marrin atë pa konsultë paraprake me mjekun.

‘Apeloj qytetarët që të mos e marrin ilaçin pa recetë nga mjeku, do të ketë sasi të mjaftueshme të Ivermekin , siç arrijnë kërkesat ne do ti miratojmë në kontinuitet’ tha Shabani.

 

Marketing