Shabani: Paratë janë kthyer nga nëpunësit, dhe afera s’më lidh me akuzat e supozuara ndaj meje

Lidhur me hetimin e Policisë Financiare ku përmendet emri im për ushtrim detyre në mënyrë të pandërgjegjshme në kohën time si ministër i Vetëqeverisjes Lokale, dua të informoj publikun për pretendimet ende të pa verifikuara, si më poshtë.

Marketing

Paratë me të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit (sipas pretendimit të Policisë Financiare) përbëjnë shumën e honorarëve që kanë përdorur punonjës të të Vetëqeverisjes Lokale për evaluime të caktuara në Bullgari, në kuadër të një sërë projektesh të realizuara me republikën e Bullgarisë.

Shumat e parave janë përdorur nga përgjegjësit e departamentit për menaxhimin e fondeve IPA gjatë zbatimit të projekteve. Të hollat janë përdorur për të mbuluar udhëtimet dhe evaluimet e tyre në Bullgari, dhe unë, në pozitën e ministrit dhe drejtuesit të institucionit, nuk kam të bëjë aspak me to. Shumat janë vërejtur nga revizorët, nga institucione kompetence që kanë mbikëqyrur zbatimin e projekteve.

Theksoj edhe njëherë se shuma e parave që përmendet në hetimin e Policisë Financiare nuk ka të bëjë me mua apo me shfrytëzimin e paargumentuar të tyre nga ana ime gjatë funksionit si ministër, por nga punonjës dhe përgjegjës të departamentit të menaxhimit të fondeve IPA.

Po ashtu, në mënyrë shtesë, mund të konstatoj se këta punonjës, pas revizionit, e kanë kthyer shumën e parave në rrugë ligjore, veprim ky i cili rrëzon çdo pretendim për shpërdorim të mundshëm të buxhetit të ministrisë apo buxhetit të shtetit në përgjithësi.

Marketing