Shabani takon basketbollistin e ri,Andrej Andonoski

Drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani, pati takim me njërin nga basketbollistët tanë të rinj më me perspektivë, 17 vjeçin Andrej Andonoski. Andonoski luan për MZT “Skopje”, ndërsa tashmë nga sezoni i ardhshëm do të luajë si kapiten i përfaqësueses së basketbollit të Maqedonisë.

Marketing

“Andrejës ia urova sukseset e deritanishme dhe i premtova se NP Higjiena Komunale – Shkup do të qëndrojë pas tij si mbështetje në karrierën e tij të mëtutjeshme, sepse besoj se koha e tij në basketboll së shpejti do të vijë. Si sportist i suksesshëm dhe nxënës i shkëlqyeshëm, shpresoj se te gjenerata më e re do të jetë edhe shembull për veprim të drejtë me mbetjen dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor” – tha drejtori Shabani.

Marketing