Shabani-Taravari: Depolitizimi dhe profesionalizimi në arsim janë të pashmangshëm

Investimet në arsim, ndryshimet
metodologjike, depolitizimi dhe sistematizimi
i punonjësve arsimorë, ishin temat e
diskutimit në takimin e kryetarit Arben
Taravari dhe zv/ministrit të arsimit dhe
shkencës Arafat Shabani. Në takim u ra
dakord që të thellohet bashkëpunimi mes dy
institucioneve dhe barrierat dikur të
vendosura nga MASH, të mënjanohen.

Marketing

“Më vjen mirë që sot edhe nga miku im,
zv/ministri i arsimit dhe shkencës, Arafat
Shabani, dëgjova se ky dikaster i jep prioritet
depolitizimi dhe profesionalizimit në arsim,
proces ky që ne si udhëheqësi në Komunën e
Gostivarit, e kemi filluar që nga dita jonë e
parë e menaxhimit para tre vite e gjysëm.
Biseduam edhe për projektet me të cilat ka
aplikuar Komuna në MASH për
përmirësimin e infrastrukturës arsimore nëpër
shkollat e Gostivarit dhe pres që të njëjtat të
realizohen gjatë këtij viti”, theksoi kryetari
Arben Taravari.

Nga ana tjetër, zv/ministri i arsimit dhe
shkencës, Arafat Shabani tha se qëllimi I
kësaj vizite është që të marrë nga afër
informacione se cilat janë problemet me të
cilat ballafaqohet komuna në sferën e arsimit,
duke nënvizuar se sivjet MASH-i ka rritur
buxhetin për investime kapitale nëpër
shkolla.

“Nga viti i ardhshëm, çdokush që do të
punësohet në arsim, menjëherë do të fillojë
me vendim pune. Mendoj se punësimet e
deritanishme kanë sjellë vetëm politizim dhe
ngecje në procesin arsimor”, nënvizoi
zv/ministri Arafat Shabani.

Taravari dhe Shabani, po ashtu shprehën
dëshirën që pandemia sa më parë të
tejkalohet dhe nxënësit së bashku me
mësimdhënësit, t’u kthehen bankave
shkollore.