Shaholli:Krijohet koalicioni i ‘Vëllazërim-Bashkimit’ të RI TITIST!

Sot në një atmosmerë të ”gëzimi dhe krenarie” para simpatizantëve vetë dy liderët partiak kanë shpallur koalicionin e ”vëllazërim-bashkimit të ri titist mes SDSM-së së pinjollëve të Gligorovit dhe besatarëve bukëshkalë të Blitit për zgjedhjet e 12 prillit.

Marketing

Ky është koalicioni i besatarëve të pabesë dhe bukshkalë që do të ”vëllazërohen” me vëllamin Zajko, duke pirë gjak nga njëri tjetri ashtu si Boro e Ramizi njëherë e në një kohë tjetër, ku tani me këtë koalicion do t’i bashkojnë votat e shqiptarëve me titistët e Zajkos në zonat me shumicë shqiptare për hir të interesit të atyre 3/4 deputetëve besëprerë gjë që do i kishin fituar edhe pa bërë ”vëllami”(pobratimllëk) me titistët e rinj.

Me arritjen e këtij koalicioni parazgjedhor të ”vëllazërim bashkimit” të ri titist, shqiptarët morën edhe një goditje të rëndë pas kurrizit ku edhe ashtu ishin të përçarë dhe të shpartalluar.

Fitorja e SDSM-së apo e VMRO-së në këto zgjedhje nuk e zgjidh çështjen shqiptare, sepse thjeshtë partiçkat tona i kanë ”zbathur breçkat” dhe nuk kanë çfarë të japin më partnerit sllavo-maqedon, pasi ata ia kanë marrë virgjërinë!
Tani e tutje dega e besprerëve të Tetovës nuk ka më çfarë të ankohet për ndryshimin e emrave të shkollave me shumicë shqiptare nga emra sllavë në ato shqiptarë, pasi tani e kanë më të lehtë dukw iu drejtuar ”brate” Lubes si ”vëllam” i tyre i idealit brenda koalicionit.

E gjithë kjo maskaradë në kampin shqiptar me shumë gjasë ndodhi për shkak të refuzimit në bllok të zotërinjve tëunazave të Altenativës për mos ta bërë minikun Bili me besërerët e tij pjesë të koalicionit të përfolur trepalësh.
Prandaj, nga e gjithë kjo kjo histori mund të dalë konkluzioni se tekanjozi Bili veproi sipas fjalës së urtë popullore që thotë: ”Nga inati sime vjehrrë do vete të flej me mullixhinë”!
Në këtë rast Bili ynë vajti të ”zhdëpet” me mullixhinë e pabesë Zajko, nga inati i kundërshtarëve të tij politik.

Medai Shaholli