Shahpaska: Gjithsej 142 të infektuar në çerdhe

Që nga fillimi me punë i çerdheve  e deri më tani janë regjistruar gjithsej 142 raste me Kovid 19, prej të cilëve 33 fëmijë dhe 109 të punësuar. Minsitreja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska thotë se janë aktualisht gjendja është stabile por ndiqet me vëmendje gjendja epidemiologjike në bazë të së cilës do të jenë edhe vendimet e ardhëshme të qeverisë dhe misnitrisë.
“Nga 9 shtatori deri më 30 tetor kemi pozitiv 109 të punësuar dhe 33 fëmijë. Një pjesë e tyre kanë dalur nga izolimi dhe janë kthyer në çerdhe, si të punësuar ashtu edhe fëmijë. Për momentin në izolim janë rreth 65- fëmijë dhe 107 të punësuar. Kur themi në izolim të mos keq informohet opinioni nuk bëhet fjalë për izolim për shkak të kontakteve, ata nuk janë pozitiv. Pasi kur një edukator rezulton pozitiv, në izolim shkojnpë 15 fëmijë sa numron grupi dhe një i punësuar. Gjendja është stabile pasi për momentin 11 mijë fëmijë qëndrojnë në çerdhe.”, tha Jagoda Shahpaska.
Këto komente misnitreja Shahpaska i bëri pas nënshkrimit me krytearin e komunës së Gostivarit Arben Taravari të marrveshjes për ndarjen e 30 milion denarëve për ndërtimine  hapsirave shtesë të çerdhes Gëzimi i Fëmijëve në Gostivar. Ndërsa sa u përekt çerdheve të Gsotivarit deri tani tre të punësuar dhe një fëmijë kanë qenë pozitiv me Kovd 19.
“Në çerdhet tona që funksionojnë në komunën e Gostivarit, të punësuarit i respektojnë plotësisht protoolet shëndetësore dhe deri tani kemi të regjistruar vetëm një fëmijë dhe një edukatore.”, tha Arben Taravari, kryetar i Gostivarit.
Nëse respektohen protokolet jo vetëm çerdhet por edhe shkolat mund të punojnë me prani fizike thot Taravari.
Marketing