Shahpaska: Opozita ka bllokuar Ligjin për pensionim

Ligji për pensionim të obligueshëm në sektorin publik në 62 dhe 64 vjeç është në procedurë kuvendore, por është bllokuar me 400 – 500 amendamente nga opozita, tha ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Kjo e fundit u bëri thirrje deputetëve të pushtetit dhe opozitës ta tejkalojnë këtë situatë, pasi të gjitha amendamentet janë të njëjta dhe kanë të bëjnë vetëm me afatin kur vlen ligji.

Marketing

“Në pajtim me vendimet ligjore të parapara, të gjithë qytetarët të cilët i kanë mbushur 64 vjeç dhe të cilët në pajtim me vendimin ligjor në fuqi deri në fund më 31 gusht 2020 kanë shtruar kërkesë për vazhdimin e jetëgjatësisë së tyre të punës vitin e ardhshëm do të vlejë marrëveshja për punë deri në skadimin e tij, më së voni deri më 31 dhjetor 2021. Kjo është dispozita e cila parasheh vendim ligjor i cili na u dha për shqyrtim nga deputetët.”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska.

Ndërsa drejtori i Agjencisë për punësim, Abdush Demiri, informoi lidhur me rezultatet e Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2020.

“Profesionet e kërkuara në tregun e punës në të cilën morën pjesë 421 persona të papunë për të fituar aftësi si punonjës mekanik, mjeshtër ëmbëlsirash, bukëpjekës, kujdestarë të të moshuarve, asistentë personal etj. Më atraktiv për të papunët ishin trajnimet e avancimit për IT, ku u përfshinë 120 persona dhe masa kishte realizuar 100%. Shfrytëzim maksimal kishte edhe për vozitje të kategorisë C dhe D, ku u përfshinë 50 persona.”,- theksoi drejtori i Agjencisë për Punësime, Abdush Demiri.

Plani operativ për punësim për vitin 2020 në kushtet e krizës së shkaktuar nga virusi KOVID-19 kishte një realizim të lartë prej 94.5 për qind dhe përfshiu 10 953 persona të papunë. Këtë vit, më e dukshme është pjesëmarrja e të rinjve deri në 29 vjeç, të cilët zënë 66.8 për qind të njerëzve të përfshirë në programet dhe masat aktive të punësimit.