Shahpaska: Situata epidemiologjike në çerdhe është stabile

Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk ka protokolle të reja për çerdhet, por nëse respektohen mundësitë për t’u infektuar janë më të vogla, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska.
Ajo tha se në përgjithësi situata epidemiologjike në çerdhe është stabile dhe në varësi të situatës do të veprohet edhe me protokollet të cilat do të vendosen.
“Jemi të vetëdijshëm se kemi rritje të të infektuarve, sidomos në 10 ditët e fundit, jo vetëm në vend, por edhe në rajon dhe botë. Kështu që vendimi se si do të punohet, protokollet janë shumë të qarta  përderisa respektohen ato protokolle mundësitë për t’u infektuar janë minimum më të vogla.”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska, njoftoi se në nëntor do të hapen 4 shtëpi të reja grupore për fëmijë. Këto komente Shahpaska i bëri gjatë vizitës në shtëpinë me grupe të vogla për fëmijët me probleme arsimore.
Shahpanska informoi se  të gjithë fëmijët që janë në këto qendra posedojnë tablet dhe kompjuterë dhe janë duke e ndjekur mësimin online.
10 fëmijët të cilët ishin të infektuar me virusin Korona që nga fillimi i pandemisë janë në gjendje të mirë shëndetësore sikurse edhe 21 punonjësit që punojnë në çerdhe.