Shqipëri/Mbërrijnë 6 autoambulanca të reja nga Turqia

Kanë mbërritur në Shqipëri 6 autoambulancat e para nga Turqia pjesë e grantit që qeveria e Ankarasë ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes në Shqipëri

Marketing

Ministrja Olta Xhaçka nënvizoi se këto mjete janë të pajisura me të gjitha nevojat e urgjencës lëvizëse. Këto autoambulanca janë pjesë e projektit për modernizimin e Emergjencave Civile, shpjegoi ministrja.

Ky transformim do të vijojë, theksoi Xhaçka, me mbërritjen brenda pak javësh pranë Komandës Mbështetëse edhe të qindra uniformave, çadrave e pajisjeve, për operacionet e Emergjencave Civile./

Marketing