Shala – Haradinajt: Vendimi për pastrimin e rezervuarëve mbetet në fuqi dhe pikë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e ka anuluar Udhëzimin Administrativ të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për pastrimin e rezervuarve të naftës.
Haradinaj e ka marrë vendimin për anulimin e pastrimit të rezervuarve ani pse kishte thënë se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i qartësuar kompetencat e tij pasi dha dorëheqje.

Burime të lajmi.net brenda qeverisë në dorëheqje kanë thënë se vendimi i Haradinajt për anulimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë ka ardhur si rrjedhojë e afërsisë së kryeministrit në dorëheqje dhe partisë së tij me disa kompani të naftës në Kosovë.