Shapkat prej gome të Gucci-t po bëjnë namin edhe pse me çmim marramendës

Nuk ka plazh këtë verë pa Gucci crocs!

Marketing

Gucci ka prodhuar një palë sandale prej gome të cilat i ka hedhur në treg me një çmim goxha të kripur, 338 euro.

Por prapë ato po bëjnë namin për shkak të marketingut në rrjetet sociale.

Me dizajnin e Crocs, në ngjyra të bardha, lejla ,të zeza ,të kuqe, jeshile ose blu për burrat, të veçantën e kanë sigurisht tek logoja e markës.

Monogrami shfaqet si një motiv i prerë në majë të sandaleve.

Sigurisht nuk kanë munguar as komentet qesharake nga ana e fansave, por gara e fashionisteve ka filluar.

Nuk ka plazh këtë verë pa Gucci crocs!

Marketing