Shaqa nuk mund fsheh, ka “mbjell” flokët

Sipas mediave zvicerane, sulmuesi i Liverpullit, Xherdan Shaqiri i ka mbjellë flokët, gjatë periudhës kur shqiptari ishte i lënduar. Shaqiri e shënoi njërin nga pesë golat e Liverpoolit në derbin e “Merseyside” ndaj Evertonit, që u mbyll me rezultat 5-2.

Marketing

Por nuk ishte vetëm goli që mori vëmendje, sepse anësori shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer në përgjithësi gjatë 90 minutave të plotë, veçanërisht duke ditur që po vinte nga një lëndim dymujor. Gjëja tjetër që ra në sy ishin flokët, pasi që 28-vjeçari u shfaq në fushë me një pamje të re.

Sipas mediave zvicerane, Shaqiri ka mbjellur flokët dhe këtë më së miri e tregojnë edhe fotografitë sot dhe dikur më parë.