Mesfushori i Stoke City, Xherdan Shaqiri nuk ka dashur të flet për të ardhmen e tij dhe ku do të kalojë, pasi klubi i tij ra në Championship.

Kosovari, është ndërlidhur me një kalim në Liverpool sipas shtypit britanik, i kanë pëlqyer lidhjet me Reds por ka insistuar se ai nuk do të komentojë për këto spekulime.

“Anfield është një stadium madhështorë, definitivisht”, ka thënë Shaqiri kur është pyetur nga Blick për stadiumin e Liverpoolit.

“Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time tani, mendojë që agjentët e mijë janë duke u kujdesur për të ardhmen time. Jam i fokusuar në Kombëtare për momentin”, ka shtuar ai.