Shaqiri: Asnjë shqiptarë nuk e nderon grushti i Titos e as Ideologjia e Todor Aleksandrovit

Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij, i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

Marketing

Është kjo një nga thëniet me briliante të gjeniut të kombit Mit’hat Frashërit. Egoizmi politik ditëve të sodit shumë shqiptarëve ua ka mbyllur sytë dhe zemrën duke mos llogaritur se sa e dëmtojnë të ardhmen e këtij vendi dhe populli. Shqiptarët, sidomos në Çashkë duhet të qëndrojnë të unifikuar brenda përbrenda strukturave politike shqiptare, qofshin ato opozitare ose të pushtetit , vetëm në këtë mënyrë mund të llogariteni si pjesë integrale e kombit shqiptarë.

Asnjë shqiptarë nuk e nderon grushti i Titos e as Ideologjia e Todor Aleksandrovit, por na bëjnë krenar Rilindasit tanë dhe ideologjia e shumë dëshmorëve që kanë renë në rrugën për liri, Barazi, Gjuhë dhe Atdhedashuri. Vetëm duke hecur në hap me idealin e tyre , mund të ndërtojmë një shoqëri Shqiptare, progresiste dhe të emancipuar. Andaj , kemi denuar dhe do vazhdojmë të denojmë çdo përpjekje për të asgjësuar fuqinë e votës shqiptare duke e dërguar atë në llogari të partive maqedonase. Apelojmë, partitë shqiptare të mbështeten në maksimum nga populli shqiptarë kudo që janë në RMV.

Zoti i bekoftë shqiptarët.🇦🇱

Suat Shaqiri
Autori është doktorant pran Fakultetit Juridik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup

Marketing