Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka folur pas fitores së Zvicrës ndaj Turqisë.

Shaqiri shënoi dy herë në portën e Turqisë në fitoren prej 3 – 1.

Pas ndeshjes, Shaqiri u nda i kënaqur me dy golat dhe fitoren, por i zhgënjyer me golin e pranuar.

“Sidomos i pari ishte me teknikë shumë të mirë dhe jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ndihmova skuadrën me dy golat dhe që reaguam pas humbjes ndaj Italisë. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe sigurisht i kënaqur me dy golat e mi”.

“Mendoj se luajtëm të bashkuar dhe ishte për mrekulli ndaj kësaj skuadre dhe nëse luan mirë do krijosh shumë shanse ndaj kësaj skuadre. Jam i kënaqur me fitoren në fund”.

“Sigurisht jam i zhgënjyer me golin që pranuam, mund të them se nuk jam i lumtur dhe skuadra tjetër ishte e mirë dhe mund të shënonte në çdo kohë, pra mund të shënonim edhe një ose dy gola më shumë, por në fund ishte e rëndësishme të fitonim ndeshjen dhe këtë e arritëm”, deklaroi ai.

Ndërkohë, tani Zvicra duhet të pres derisa të përfundojë xhiro e tretë për të parë nëse janë kualifikuar në fazën e 1/16 së “Euro 2020”.

Artikulli paraprakNuk ndahen krerët e UÇK-së, do të gjykohen së bashku në Hagë
Artikulli tjetërMjeku paralajmëron për sfidën e rrezikshme të TikTok: Mund t’ju vrasë