Shaqiri: Jam i mërzitur që s’po luaj

Xherdan Shaqiri e ka pranuar se po vuan nga mos aktivizimi në ndeshjet e Liverpoolit këtë sezon, duke thënë se nuk mund t’i kërkojë çdo herë trajnerit Jurgen Klopp ta fusë në lojë.
Superylli shqiptar i Zvicrës i ka bërë vetëm dy paraqitje nga stoli për të kuqtë deri tani këtë sezon. Edhe sezoni i tij debutoi me kampionin e Evropës shkoi ngjashëm, pasi shumicën e kohës nuk luajti, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari luajti pesë minutat e fundit në fitoren e Liverpoolit kundër Newcastle United të shtunën dhe u la në bankën rezervë edhe kundër Napolit për ndeshjen e parë të skuadrës së Kloppit në Ligën e Kampionëve sonte në Sao Paolo.
Por, Shaqiri këmbëngul se është i përkushtuar ndaj kauzës në Anfield, me gjithë mundësitë e pakta për të luajtur.
“Nuk është e lehtë për mua, natyrisht se jam i mërzitur”, tha Shaqiri për Teleclub.

“Por duhet të jesh në gjendje ta përballosh këtë dhe duhet ta pranosh po ashtu. Nuk mund t’i kërkosh trajnerit të fusë në çdo ndeshje”, shtoi ai.

Shaqiri pohon se është i lumtur në Liverpool dhe se dëshiron ta mbyllë këtë sezon si fitues i Premierligës.
“Ndihem shumë rehatshëm këtu. Ne kemi një trajner të madh dhe një klub të madh. Është një njësi familjare. Shpresoj se mund ta fitojmë Premierligën pas 30 vjetëve”, theksoi shqiptari.

evn