Shaqiri ka rritur nivelin e lojës në Liverpool

Xhimi Karager, ish-futbollisti i Liverpool, i ka dhënë disa këshilla yllit shqiptar të skuadrës, Xherdan Shaqiri.
Karager ka treguar se ka biseduar me Shaqirin para derbit të tij të parë të qytetit.

Marketing

Ish-legjenda e Liverpool zbuloi se, sulmuesi kosovar do të startojë si titullar të dielën në ndeshjen e Premier Ligës në “Anfilld”.

Karager bisedoi me Shaqirin pas humbjes 2-1 të mërkurën kundër PSG në Ligën e Kampionëve.

“E kam tërhequr Shaqirin nga zona miks në Paris për të biseduar me të”, tha Karager për “All Together Now”, emision për Evertonin.

“Ai erdhi andej dhe i thashë: Është derbi të dielën dhe ju duhet të fitoni, duhet të fitoni. Ai me tha: Po e di”, th ai.
Karager deklaroi se Shaqiri do të luajë 100% këtë ndeshje.
“Mendoj se Klop do të luajë në sistemin 4-2-3-1 me Shaqirin në anën e djathtë. Shaqiri ka rritur nivelin e lojës së Liverpool”, vlerësoi Karager.

Marketing