Shaqiri: “Kam fjetur vetëm 2 orë, mund të festoj një javë pa gjumë”

Shaqiri ka folur sërish për festën madhështore të Liverpoolit.

Xherdan Shaqiri është shpallur kampion i Evropës për të dytën herë në karrierë, pasi që skuadra e tij, Liverpooli, triumfoi ndaj Tottenhamit me rezultat 2:0 në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Për këtë triumf, Liverpooli festoi në rrugët e qytetit me tifozë dhe natyrisht, këtë e kanë shijuar edhe futbollistët – një ndër ta edhe Shaqiri.

Nga autobusi ku festuan me shokë për së paku 3 orë, Shaqiri tha për festën: “Është e mrekullueshme. Nuk prisja kaq shumë njerëz, është thjesht fantastike se sa shumë e duan këtë klub. Jemi të lumtur për titullin”.

“Vetëm sa fituam një titull të mrekullueshëm dhe duhet të festojmë me tifozë sepse nuk ndodh shpesh të fitosh këtë trofe. Jam i lumtur, siç mund ta shihni të gjithë janë të lumtur. Jam duke e shijuar këtë atmosferë dhe do ta mbajë mend për një kohë të gjatë”.

“Kam fjetur vetëm 2 orë. Por më duke që kam fjetur shumë sepse po festojmë një trofe fantastik. Jam i lumtur, kështu që mund të festoj një javë pa fjetur.

“Kemi ekip shumë të mirë, karaktere të mirë në skuadër. Shijojmë gjithçka, brenda dhe jashtë fushës. Jemi të bashkuar dhe në këtë mënyrë, mund të arrijmë gjëra të mëdha. Jemi të zhgënjyer që nuk e fituam Prmeierligën, por jam i lumtur që e fituam këtë titull të madh. Për mua është titulli i dytë dhe e di çfarë do të thotë ta fitosh këtë trofe. Nuk do ta harrojmë kurrë këtë ditë”, shtoi mes tjerash Shaqiri.