Shaqiri: Me Strategjinë nacionale të TIK-ut 2021 – 2025, RMV do të jetë lider në rajon në fushën e digjitalizimit

Me thirrje të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, u zhvillua sot debati
i hapur publik për draft planin aksional të strategjisë nacionale të TIK-ut 2021 – 2025.
Në këtë debat morën pjesë të gjitha palët e interesit.
Debati ishte tejet konstruktiv dhe i frytshëm. Pjesëmarrësit shprehën komentet dhe
sygjerimet e tyre mbi Strategjinë nacionale te TIK-ut 2021 – 2025 dhe të njëjtat do të
shqyrtohen dhe merren parasysh, në mënyrë që të arrihet rezultati i duhur dhe i
kërkuar.
“Qeveria e RMV-së, nëpërmjet MSHIA-së, është e vendosur në përpjekjet e saj për
t’i përdorur përparësitë e industrisë së TIK-ut për të krijuar një shoqëri informatike të
avancuar dhe me këtë të rrisë produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionet në sektorin
publik dhe në sektorin privat” tha Shaqiri gjatë fjalimit të tij.
Strategjia nacionale e TIK-ut 2021 – 2025 përbëhet nga 6 shtylla:
1. Lidhshmëria dhe infrastruktura qeveritare
2. Centralizimi dhe racionalizimi i shërbimeve të TIK-ut dhe të e-qeverisë
3. Avancimi i aftësive digjitale të qytetarëve, forcës punëtore dhe profesionistëve
4. Kërkim, zhvillim dhe inovacion

Marketing

5. Ruajtja e të dhënave
6. Shërbime digjitale (të inspiruara nga mbrojtja e mjedisit jetësor)
Ndër të tjerash, ministri Shaqiri radhiti edhe prioritetet e lidhura me përforcimin e
infrastrukturës digjitale të Qeverisë:
 Krijimi i Agjencisë digjitale
 Vendosja e qendrës së përbashkët e të dhënave qeveritare
 Ndërtimi i rrjetit transportues nacional optik
“Realizimi i këtyre projekteve do të ketë rëndësi të veçantë në reduktimin e
pengesës digjitale e cila ekziston ndërmjet vendit tonë dhe vendeve të BE-së, si dhe
përshpejtimit të transformimit digjital” përmbylli fjalimin e tij ministri Jeton Shaqiri.

Marketing